Nga Gazeta 'Si'- Fotot e reja hapësinore tregojnë uraganin Milton, i cili ka detyruar evakuimin e miliona banorëve në Florida, duke kaluar mbi Meksikë.
NASA publikoi imazhe të kalimit të uraganit mbi Gjirin e Meksikës, në brigjet e gadishullit Jukatan.
Hurricane #Milton is pictured as a Category 5 storm in the Gulf of Mexico off the coast of Yucatan Peninsula from the space station on Oct. 8, 2024. pic.twitter.com/S7Hpe5GFMp
— International Space Station (@Space_Station) October 9, 2024
Në kohën kur u bënë fotot, uragani ishte i kategorisë 5. Në Meksikë, autoritetet në shtetin e Jukatanit raportuan dëme të vogla nga Milton.
Uragani Milton po i afrohet bregut të Gjirit të Floridës, duke u lënë banorëve vetëm disa orë për t’u evakuuar ose strehuar, përpara se stuhia të shkaktojë një rritje kërcënuese të nivelit të detit, shoqëruar nga erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu, në një zonë që u godit nga cikloni Elin, dy javë më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.