Media Galeri

NASA përgatitet për misionin në Mars

Nasa ka krijuar një simulim të Marsit ne Qendrën Hapësinore Johnson për të përgatitur njerëzit për udhëtimin në Planetin e Kuq.

Për një vit të plotë, katër njerëz do të jetojnë në një simulim të planetit Mars për të ndihmuar Nasa-n të përgatitet për eksplorimin njerëzor atje.

Gjatë simulimit, anëtarët e ekuipazhit do të kryejnë lloje të ndryshme të aktiviteteve të misionit, si shëtitjet e simuluara në hapësirë dhe operacionet robotike.

Për të qenë sa më realistë në Mars, ata gjithashtu do të përballen me faktorë stresues mjedisorë si kufizimet e burimeve, izolimi dhe problemet me pajisjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë