Shkencë

NASA lëshon satelitin e ri që do të monitorojë, zjarret, uraganet dhe rrëshqitjet e dheut

NASA ka lëshuar një satelit të ri që do të monitorojë motin ekstrem, duke përfshirë stuhitë e pluhurit, rrëshqitjet e dheut dhe uraganet mbi hemisferën perëndimore të Tokës.
Anija kozmike e quajtur “GOES-T” do të sigurojë gjithashtu gjurmim gjatë gjithë orarit të rrufesë, mjegullës bregdetare dhe ndryshimeve klimatike të tjera, madje mund të jetë në gjendje të dallojë zjarret para se të raportohen në tokë.
NASA tha se imazhet e para duhet të vijnë vitin e ardhshëm, pas disa muajsh testimi. Sateliti, i cili u projektua nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), është i treti në një seri prej rreth 11.7 miliardë dollarësh, prej katër satelitësh të motit që janë ndër më të avancuarit e ndërtuar ndonjëherë.
Këta lloj satelitësh po revolucionarizojnë parashikimin motit që ndodh tashmë në kohë reale, monitorimin e mjedisit dhe zbulimin e rreziqeve nga hapësira.

I pari u ngrit në vitin 2016 për të gjurmuar uraganet e Atlantikut dhe motin në Bregun Lindor, ndërsa i dyti u ngrit më 1 mars 2018. I katërti do të nisë në vitin 2024.
Satelitët “GOES” të mbështetur nga NASA “sigurojnë të vetmin mbulim të vazhdueshëm të motit dhe kushteve të rrezikshme mjedisore në hemisferën perëndimore”, tha drejtoresha e programit NOAA Pam Sullivan.
“Këto vëzhgime janë edhe më kritike tani në një kohë kur, bota po përjeton një numër rekord fatkeqësish klimaterike”, thonë shkencëtarët e NATO-s.
Programi GOES është një bashkëpunim midis NOAA dhe NASA. Sateliti i fundit do të riemërtohet GOES-18 sapo të arrijë në orbitën operacionale rreth 35,000 kilometra mbi ekuator, duke u bashkuar me paraardhësit GOES-16 dhe GOES-17.
Sipas NASA-s, GOES-18 është gjithashtu i pajisur për të monitoruar stuhitë gjeomagnetike të shkaktuara nga shpërthimet e aktivitetit diellor.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë