Naftëtarët e Ballshit kanë dalë këtë të martë në protestë, duke kërkuar pagën e dytë të luftës, por edhe rikthimin në punë.
Ata janë ndarë në dy grupe sot, një pranë prefekturës dhe një tjetër pranë uzinës.
Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh kërkojnë edhe një takim me pronarin që ka marrë uzinën.
“Ne kërkojmë edhe të hapet puna dhe rrogat e prapambetura që na kanë sorollatur nëpër gjyqe. Ne nuk dimë ku jemi. Ne duam që të ndahet hesapi, ose të fillojë puna ose të na thonë që kjo mbaroi dhe nuk ka më punë. Ne jemi pa punë. Ne nuk dimë ku jemi as në tokë as në qiell”, mësohet të jetë shprehur një prej naftëtarëve.
“Ne kemi dalë për rifillimin e punës. Ta dimë kur do të fillojmë se jemi 8 muaj pa punë”, tha një naftëtar tjetër.
Naftëtarët e Ballshit në datën 23 prill u bënë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, ndërsa sot ata kërkojnë sërish të ndihmohen nga shteti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




