Lajme

Naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie, të gatshme t’ju bashkohen dhe gratë

Pasi paralajmëruan se do të futeshin në grevë urie, naftëtarët e Ballshit duket se e kanë konkretizuar këtë hap.

Mësohet se i pari që është futur në grevën e urisë ka qenë kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, duke u pasuar më pas nga 9 punonjës të tjerë.

Ndërkohë edhe se edhe punonjëset femra të kësaj rafinerie kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’ju bashkuar grevës. Sipas tij, greva e urisë do të vijojë deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.

“Greva e urisë do vijojë deri në zgjidhje. Kjo grevë është ekonomike. Të vijnë të plotësojnë kërkesat tona, në të kundërt le ta mbyllin rafinerinë. Kërkojmë mbrojtje nga deputetet e qarkut. Vetëm të vdekur dalim që këtu. Fëmijët tanë duan bukë”, pohuan ata.

Ndërkohë, jashtë hyrjes së rafinerisë vijon edhe protesta e naftëtarëve.

Naftëtarët e Ballshit protestuan më 17 shtator përpara Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës në Tiranë ku kërkuan nga qeveria të ndërhyjë te kompania menaxhuese e rafinerisë, e cila prej 10 muajsh nuk u ka dhënë pagat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë