Lajme

Nafta arrin çmim rekord, tregtohet 265 lekë për litër

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë të regjistruar në vend, në 265 lekë për litër. Ai ka kapërcyer edhe nivelet e fillimit të marsit, ku nafta tregtohej në 260 lekë.

Nga mbledhja e fundit, çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë 265 lekë për litër, nga 258 lekë që ishte nga data 8 qershor, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë 253  lekë/litër, nga 246 lekë nga vendimi i mëparshëm.

Benzina do të tregtohet për 241 lekë litri nga 243 që ishte më parë. Çmimi i shitjes me shumicë të këtij nënprodukti shkon në 229 lekë litri nga 231 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor në orën 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë