Futboll

Myrto Uzunit i del emri te Sevilja, do ishte lëvizje e madhe për sulmuesin kuqezi

Myrto Uzuni do të ndërrojë skuadër për sezonin e ardhshëm. Granada po shkon drejt rënies nga La Liga dhe shitja e futbollistit shqiptar shihet si një mundësi e mirë për të mbushur arkat.

Sipas shtypit spanjoll, për Uzunin ka një interesim konkret të Seviljes, një nga klubet e mëdha të Spanjës. Nëse do të realizohej kjo lëvizje, do të ishte një hap shumë i madh për lojtarin e Kombëtares, që më parë ka luajtur në Kroaci dhe në Hungari.

Myrto Uzuni me fanellën e Kombëtares. Gazeta Si, 7 mars 2024

Këtë sezon sulmuesi beratas ka bërë një paraqitje të mirë, duke shënuar 7 gola me Granadën. Më parë për të ka pasur interesim nga klubet angleze e gjermane, por interesimi i Seviljes me siguri e josh Uzunin. Qëndrimi në një kampionat që ai e njeh mirë do të ishte pozitiv në këtë rast.

Sa i takon Kombëtares, Uzuni nuk është se ka bërë diçka të veçantë gjatë kualifikueseve të Europianit, por pa dyshim ai është një element i rëndësishëm për trajnerin Silvinjo dhe mund të shpërthejë në Gjermani 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë