Kuriozitete

Muzika ndikon njësoj në tru si seksi dhe droga

Gjithçka bëhet më mirë me muzikë.

Kur këngëtari britanik Ian Dury publikoi kwngën “Sex & Drugs & Rock ‘n’ Roll” në 1977, ai mund të ketë pasur ndonjë intuitë rreth sistemeve të shpërblimeve në tru. Sepse, siç tregohet në një studim të ri në revistën shkencore Scientific Reports, kënaqësia muzikore përdor opioide të vetë krijuara të tilla si seksi, ushqimi ose përdorimi i drogës.

Studimi nga neuroshkencëtarët nga Universiteti McGill në Kanada përfshiu 21 studentë të cilëve u ishte premtuar 100 dollarë për kohën e tyre dhe u kërkua të sillnin dy këngë që u pëlqenin për hulumtim. Gjysma e pjesëmarrësve morën naltrekson, një ilaç që përdoret për të trajtuar bllokimin e receptorëve opioidë, duke zvogëluar kështu emocionet pozitive dhe ato negative. Gjysma tjetër e pjesëmarrësve morën placebo.

Pjesëmarrësit dëgjuan këngët e tyre, si dhe dy këngë emocionale neutrale, të zgjedhura nga eksperimentuesit. Studiuesit së pari vëzhguan shenjat fizike të pjesëmarrësve, se sa aktive ishte vrenjtja ose buzëqeshja në muskujt e fytyrës, dhe pastaj vetë pjesëmarrësit vlerësuan kënaqësinë e tyre përmes një pajisjeje të vogël elektronike të lidhur me një kompjuter. Studiuesit zbuluan se marrja e ilaçit, uli të dy matjet e kënaqësisë, me uljen më të madhe te këngët që pjesëmarrësit sollën vet, gjë që ka kuptim, pasi ka më shumë emocione që mund të zvogëlohen. Të marra së bashku, këto rezultate sugjerojnë se opioidët ngrenë gëzimin e të dëgjuarit muzikë, për të cilën autorët thonë se është një zbulim i ri.

Kjo gjithashtu shpjegon pjesërisht pse muzika shfaqet në çdo civilizim të njohur. Fakti që kur dëgjojmë muzikë truri ynë aktivizohet si një përgjigje neurokimike e përcaktuar qartë, lidhet me origjinën evolucionare të muzikës, shkruajnë autorët, duke theksuar se rezultatet nuk duhet të mbivlerësohen. Është gjithashtu e mundur që muzika të ketë evoluar në kulturën tonë për të përfituar nga një sistem ekzistues i shpërblimit i cili ka evoluar për qëllime të tjera, të tilla si njohja dhe përgjigjja e duhur ndaj zërave të ndryshëm të njerëzve dhe kafshëve, – shtojnë ata.

Burimi: nymag. Përgatiti: MA Fon Ilia


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë