Jete & Stil

Muzika i shpëtoi/ Njerëzit kaluan më shumë kohë duke dëgjuar muzikë për shkak të pandemisë

Njerëzit në të gjithë botën po kalojnë më shumë kohë duke dëgjuar muzikë, mesatarisht rreth 18.4 orë në javë, sipas një sondazhi të botuar të enjten.

IFPI, Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike tha se që nga viti 2019, njerëzit janë fokusuar më shumë tek muzika.

Studimi “Angazhimi me muzikën 2021”, i përshkruar nga IFPI si më i madhi i këtij lloji, bazohet në pikëpamjet e 43.000 adhuruesve të muzikës në 21 vende të botës.

“Hulumtimi zbulon se jo vetëm që njerëzit po dëgjojnë më shumë muzikë, por ata po shfrytëzojnë gjithashtu mundësi për t’u angazhuar me përvoja të reja, dinamike dhe gjithëpërfshirëse të muzikës”, tha Frances Moore, shefi ekzekutiv i IFPI.

68% e të anketuarve thanë se kishin kërkuar këngë të reja më shumë se një herë në javë që prej fillimit të pandemisë

Gjithashtu në studim shkruhet se një në tre persona kanë pranuar se kanë parë koncerte dhe video të këngëtarëve të ndryshëm, gjë që nuk e kanë bërë para pandemisë.

Kur ishte fjala për zhanret, njerëzit dëgjonin më shumë se 300 lloje të ndryshme të muzikës me shembuj duke përfshirë vallëzimin elektronik gqom, nga Afrika e Jugut dhe axé, e cila filloi në Brazil në vitet 1980.

Rreth 87% thanë se muzika i ndihmoi të kalonin më mirë shqetësimet që solli pandemia, ndërsa 68% e moshave 16-19 vjeç thanë se këngët e reja nga këngëtarët e tyre të preferuar i qetësuan gjatë pandemisë.

Duke theksuar problemin e muzikës së pa licencuar, pothuajse një në tre persona të anketuar thanë se kishin përdorur metoda të paligjshme për të dëgjuar ose shkarkuar këngë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë