Arsim

Muzhaqi: Vitin e ardhshëm në 200 shkolla do zhvillohen kurse falas

Nga Gazeta Si- Në një takim me të rinjtë në Tropojë, Bora Muzhaqi, ministrja e të rinjve tha se vitin e ardhshëm nëpër shkolla do të futet një program kursesh.

“Në 200 shkolla në të gjithë vendin tonë do të zhvillohen kurse pas orarit të mësimit. Janë kurse që do të zhvillohen falas duke nisur që nga arti, zejet, teknologjia dhe mjedisit”, tha Muzhaqi.

Ndërkohë Edi Rama tha se do të ketë financime masive tek të rinjtë që i dedikohen teknologjisë.

“Është një gjuhë që i jep të rinjve mundësi të punësohen në çdo vend të botës. Mund të tregosh aftësitë e tua në të gjitha kontinentet duke marrë paga më të larta se këtu”, tha Rama duke shtuar se gjithashtu do të krijohen sisteme qendrash për këdo që do teknologjinë ku mund të takohen dhe të punojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë