Trashëgimi

Muzeu Britanik përjashton një punonjës pas zhdukjes së disa thesareve të çmuara

Muzeu Britanik në Londër ka shkarkuar një anëtar të stafit dhe policia po heton pasi thesaret u raportuan “të zhdukura, të vjedhura ose të dëmtuara”.

Artikujt duke përfshirë ar, bizhuteri dhe gurë të çmuar e gjysmë të çmuar, ishin ndër ato që mungonin nga muzeu, një nga atraksionet më të mëdha turistike të Mbretërisë së Bashkuar.

Shumica e sendeve u mbajtën në një depo, tha muzeu.

Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer, tha se muzeu “do të bëjë përpjekje në rikuperimin e objekteve”.

“Ky është një incident shumë i pazakontë. E di që flas për të gjithë kolegët kur them se ne e marrim jashtëzakonisht seriozisht ruajtjen e të gjitha sendeve që kemi në kujdesin tonë”, shtoi ai.

Policia kundër Krimit Ekonomik po e heton rastin, por ende nuk ka të arrestuar.

Muzeu tha se nuk do të komentonte më tej ndërsa policia hetonte.

Një zëdhënës i Met tha: “Ne kemi punuar së bashku me Muzeun Britanik. “Aktualisht ka një hetim në vazhdim – nuk ka asnjë arrestim dhe hetimet vazhdojnë. Ne nuk do të japim asnjë informacion të mëtejshëm për momentin”.

Kuptohet se muzeu shpreson që rishikimi i sigurisë të përfundojë deri në fund të vitit.

Artikujt që janë zhdukur nga muzeu në vitet e mëparshme përfshijnë një numër monedhash dhe medaljesh të marra në vitet 1970 dhe monedha romake të vjedhura në vitin 1993.

Në vitin 2002, muzeu rishikoi sigurinë pasi një statujë greke 2500-vjeçare, 12 cm e lartë u vodh nga një pjesëtar i publikut. Dy vjet më vonë, u zhdukën bizhuteritë kineze.

Në vitin 2017, u zbulua se një unazë diamanti 750,000 £ Cartier nga koleksioni i aseteve të trashëgimisë ishte raportuar se mungonte qw në vitin 2011.

Muzeu tërheq më shumë se gjashtë milionë njerëz që e vizitojnë atë çdo vit.

Koleksioni i tij përfshin gjashtë kontinente dhe dy milionë vjet histori, duke përfshirë skulpturat e Partenonit, të njohura gjithashtu si Mermeret Elgin – fati i të cilave është objekt i shumë diskutimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë