Media Galeri

Mustafi sfidon Serbinë, vendos flamurin kombëtar në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, pavarësisht ndalimit me ligj nga shteti serb, e ka vendosur flamurin kombëtar në Preshevë.

Ai ka thënë se nuk është detyrë e një shteti të marrë vendime për veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike.

Një veprim të tillë thotë se e bëri në nderim të sakrificës që shqiptarët e Luginës kanë bërë për këtë flamur.

“Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare.

Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare. Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime.

Simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar!

Janë ligjet diskriminuese ato që duhen ndryshuar!

Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës!

Gjithnjë, gjithmonë, përgjithmonë! Urime 28 nëntori – Dita e Flamurit!”, shkroi ai në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë