Tesla do të pranojë Dogecoin, kriptomonedhën e bazuar në meme si pagesë për mallrat e saj, siç janë mini modelet e automjeteve elektrike, tha shefi ekzekutiv Elon Musk në një postim në Twitter të premten(14 janar).
Lëvizja, e cila çoi çmimet e Dogecoin 14% më të larta, vjen një muaj pasi Musk tha se Tesla do të testonte tokenin digjital si një opsion pagese.
Musk, një përkrahës i zëshëm i kriptomonedhave, ka ndikuar shumë në çmimet e Dogecoin dhe Bitcoin dhe në një moment tha se kompania do të pranonte Bitcoin për blerjen e makinave të saj përpara se të anulonte planet.
“Disa kanë vërejtur se mallrat për Doge po shiten edhe më shpejt sesa për dollarë. Ky lajm është një ilustrim i mirë i depërtimit të vazhdueshëm të kriptove në kulturën e korporatave,” tha Alex Kuptsikevich, analist i lartë financiar.
Tweetet e Musk për Dogecoin, përfshirë atë ku ai e quajti atë “kriptopopullore”, e kanë kthyer monedhën digjitale të panjohur, e cila filloi si një shaka në mediat sociale.Tweet-i i tij në mes të janarit e rriti kriptomonedhën më shumë se 20%.
Çmimi i monedhës u rrit me rreth 4.000% në 2021.
Tesla zbuloi vitin e kaluar se kishte blerë 1.5 miliardë dollarë Bitcoin dhe Musk gjithashtu ka thënë se zotëron disa Bitcoin dhe Dogecoin.
Tesla po përballet me një konkurrencë intensive pasi prodhuesit e vjetër të automjeteve si Ford Motor dhe startup-et duke përfshirë Rivian Automotive (RIVN.O) janë vendosur të lançojnë makinat e tyre elektrike këtë vit.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




