Nga Gazeta ‘Si’- Ministria e Bujqësisë njofton se sëmundja e murtajës te bagëtitë ka prekur katër vatra në vend.
Sipas MB-së, bëhet fjalë për 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura, 153 të eliminuar, ndërsa krerët e tjerë janë në proces eliminimi.
Ministria thotë se konfirmimi i parë për sëmundjen e Murtajës në Shqipëri është bërë më 4 qershor me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër.
Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar.
Prej datës 9 qershor është ndaluar lëvizjen e kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi nga ferma në fermë, shtegtimin dhe kullotjen në kullota në përbashkëta.
Ndalohet përkohësisht tregtimi i kafshëve të llojit dhen dhe dhi në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.