Mural Fest, një projekt që ka nisur 3 vite më parë do të rikthehet edhe këtë vit nga data 24 gusht deri më datë 30 shtator.
Ky projekt organizohet nga nisma “Dekor”, Bashkia Tiranë ku artistë të “Steet Art” nga Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Indonezia dhe Serbia do të pikturojnë në muret e Tiranës.
“Eja te pikturojmë Tiranën së bashku. Artistë të shkëlqyer botëror vijnë dhe pikturojnë muret më të bukura të kryeqytetit”, shkruan në rrjetet sociale artisti Helidon Haliti, teksa jep lajmin.
Street Art zhvillohet në disa vende të botës, në pika të ndryshme. Artistë urbanë pikturojnë nëpër mure lagjesh duke krijuar vepra artistike.
Street Art është një art “i pavarur” që krijohet në vende publike që mund të shihet nga të gjithë njerëzit dhe më e veçanta e tyre është se nuk kursehen kurrë ngjyrat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



