Gazeta Si - Shtyhet për herë të tretë seanca për inceneratorin e Fierit, ku shkak u bë mungesa e prokurorit Dritan Prençi.
Në seancën e këaj të mërkure, u paraqit një prokuror zëvendësues, por në fund u vendos që ajo të shtyhet më 24 mars.
Për këtë çështje, SPAK akuzon për shpërdorim detyre dhe korrupsion ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe shumë zyrtarë të tjerë.
Ausat e ngritura ndaj tyre janë, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Nga hetimet e SPAK, thuhet se kompania që ka fituar koncesionin e Fierit, “Integrated Technology Ëaste Treatment Energy” dhe kompania tjetër që ka zbatuar punimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, “Integrated Technology Services”, kanë qarkulluar fatura fiktive tatimore për punime, që në fakt sipas SPAK, në të vërtetë nuk janë kryer.
“Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 Lekë”, thotë SPAK.
Kjo shumë parash, pra 1.4 miliard Lekë të vjetra, siç del nga hetimet e SPAK, i është dhënë ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për të favorizuar kompaninë.
Mes të pandehurve në dosje është biznesmeni i shpallur në kërkim Klodian Zoto, aksioneri kryesor i shoqërisë që fitoi koncensionin për inceneratorin e Fierit.
Ai akuzohet për ryshfetet e majme ndaj Kokës e Bllakos, si edhe ndaj Arbën Dervishajt, mbikëqyrësit të punimeve në incenerator, Etleva Kondit, anëtares së dhënies së koncensionit, të cilëve në disa raste iu ka paguar bileta udhëtimi jashtë Shqipërisë dhe qëndrimin në hotele jashtë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.