Nga Gazeta Si – Zagrebi pret Kampionati Botëror të Mundjes në datat 13-21 Shtator dhe Shqipëria nuk mund të mungojë.
Kuqezinjtë do të përfaqësohen me 5 sportistë, 4 në konkurimin e meshkujve (3 në mundjen e lirë , 1 në Greko romane) dhe 1 në konkurimin e femrave.
Chermen Valiev, mundje e lirë 74 kg
Islam Dudaev, mundje e lirë 70 kg
Zelimkhan Abakarov, mundje e lirë 61 kg
Gjetë Prenga, greko romane 67 kg
Albina Drazhi, femra 68kg
Ajo që bie në sy është klasifikimi i Chermen Valiev në majën e Botës për peshën 74 kg.
Duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë që kalon medalisti olimpik prej më shumë se 1 viti kalendarik.
E pikërisht nga Valiev pritet medalja e rradhës në mundje.
Ndërsa për shkak të moshës por edhe mungesave në kompeticionet e fundit, Dudaev dhe Abakarov do të provojnë të shkojnë sa më larg në peshat përkatëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




