Pothuajse 500 mundës, përfshi kampionë Olimpikë dhe kampionë Bote, do të ndeshen në turneun “Muhamet Malo Ranking Series” në Tiranë. Duke parë konfirmimin e pjesëmarrjes nga skuadra si Irani, Japonia, Ukraina, Gjeorgjia, Armenia, Kina, Kazakistani, Kirgstani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të themi se ky është turneu i dytë për nga rëndësia. Pasi skuadrat e mësipërme do të sjellin mundësit e tyre më të mirë.

Do të konkurohet për meshkuj dhe femra në stilin e lirë dhe greko-romane. Shqipëria do të konkurojë në të dy stilet ku mund të përmendim kampionin Zelimkhan Abakarov në stilin e lirë. 10 pesha në të dy stilet dhe gjinitë por me ndryshimin se te femrat konkurimi fillon me peshën 50 kg dhe përfundon me atë 75 kg. Ndërsa mundja e lirë tek meshkujt fillon konkurimin nga 57 kg dhe përfundon me 125 kg.

Mundja greko-romane fillon konkurimin me 55 kg dhe përfundon në 130 kg. 6 ditë pas këtij turneu, Federata Shqiptare e Mundjes do të organizojë Kampionatin Evropian deri 23 vjec. Prej disa vitesh tashmë, Tirana mirëpret evente ndërkombëtare në mundje, duke filluar nga moshat e deri tek veteranët. Gazeta “SI” ka realizuar një intervistë me Presidentin e FSHM, Sahit Prizreni i cili do të na tregojë më hollësisht për këto evente ndërkombëtare në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



