Sociale

MSH: 376 raste të reja dhe 6 humbje jete, mes tyre edhe një 31 vjeçar nga Fieri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3,275 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 376 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Ka pasur gjithashtu 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv ai më i riu një qytetar nga Fieri 31 vjeç.

Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë