Media Galeri

Mrekullia në Tajlandë, elefanti lind binjakë

Një elefant aziatik në Tajlandën qendrore ka sjellë në jetë një çift binjakësh, gjë që kujdestarët e kanë përshkruar si një mrekulli.

Elefanti 36 vjeç Chamchuri, nuk pritej të lindte binjakë. Teksa pastronin elefantin e parë mashkull dhe e ndihmonin të ngrihej në këmbë, kujdestarët dëgjuan një tjetër elefant dhe aty kuptuan se kishte një të dytë.

Lindja e dytë e futi nënën në panik dhe kujdestarët duhej ta frenonin që të shkelte elefantin e dytë.

Binjakët ndodhin në vetëm 1 për qind të lindjeve të elefantëve dhe meshkujt-femrat janë edhe më të rralla, sipas Save the Elephants, një organizatë kërkimore.

"Sapo nxorëm elefantin e dytë. Ne të gjithë po brohorisnim sepse ishte një mrekulli," tha veterineri Lardthongtare Meepan për BBC.

"Ne gjithmonë kemi dashur të shohim binjakë elefantësh, por jo të gjithë mund ta shohin këtë sepse nuk ndodh," tha Meepan.

Elefantët konsiderohen të shenjtë në Tajlandë, ku shumica e popullsisë janë budiste. Ata janë gjithashtu një simbol kombëtar.

Elefantët binjakë do të emërohen shtatë ditë pas lindjes në përputhje me zakonin tajlandez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë