Mozilla po konkuron Gogle Chrome. Ndonëse deri tani Chrome është shfletuesi më i popullarizuar në botë, por duket se Mozilla mund të tërheq mijëra përdorues të Chrome, kjo për shkak të ndryshimeve të reja në privatësi. Këtë javë, Mozilla njoftoi që shfletuesi i saj i Firefox-it do të bëjë një ndryshim të madh të privatësisë.
Firefox-i do të fillojë të bllokojë ndjekjen e përdoruesit, gjë që do të ndikojë në gjurmuesit që fshihen në sfond dhe ndjekin klikimet tuaja.
Ky ndryshim do të thotë që përdoruesit do të mbrohen nga “virusi”, pa e kuptuar informacionin mbi sjelljen e tyre në internet ndaj palëve të treta.
Kreu i platformës së produktit të Mozilla, Nick Nguyen, bëri të ditur arsyen e ndryshimit.
“Ne kemi për qëllim të sjellim këtë mbrojtje te të gjithë përdoruesit në Firefox. Do të vazhdojmë të përmirësojmë qasjen tonë për të ofruar mbrojtjen më të fortë të mundshme, duke ruajtur një përvojë të qetë të përdoruesit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.