Gazeta Si – Trajneri i Romës, Zhoze Mourinjo, ka marrë pjesë së fndi në një vizitë bamirësie për njerëzit në nevojë të organizuar nga një shoqatë italiane. Portugezi i njohur ka dhënë edhe një mesazh thumbues për ata që pushtojnë mediat me bamirësitë e tyre.
Një shigjetë jo e rastësishme, me shumë mundësi për Kiara Ferranjin, duke pasur parasysh eventet e fundit. Ka pasur polemika në lidhje me personazhin në fjalë në lidhje edhe me një deklaratë bamirësie të saj, që ka marrë shumë vëmendje.

Ishte një ditë speaciale për fëmijët e shoqatës Casale Caletto, etapa e fundvitit të projektit të vullnetarëve “Stronger Together”. Një ditë që do mbetet në zemrën e të ftuarve të shumtë të shoqatës që shpërndan ndihma dje ushqime të ngrohta për personat në nevojë.
Eventi u organizua nga aktori Mirko Frezza, shoqata Casale Caletto, mjekët e Mater Dei dhe Roma. Familjeve u janë ofruar vizita kardiologjike e pediatrike gratis, si dhe ushqime të ndryshme.
Mourinjo ishte bashkë me gjithë stafin e tij. ‘Special One’ dha një mesazh në fjalimin e tij emocionues: “Ju falënderoj për respektin, por mua dhe të mive nuk u takojnë duartrokitje. Ardhja këtu duhet të jetë absolutisht normale dhe natyrale. Ftesa më erdhi para Krishtlindjeve, por edhe nëse më vjen në janar apo shkurt e mars, është njësoj. Duhet të vijmë.
Duartroikitja është për anonimët që bëjnë bamirësi. Askush nuk e di për bamirësinë time. Bëhet me gojën mbyllur dhe zemrën e hapur. Është siç bëjnë këta persona, që meritojnë duartrokitjet e të gjithëve. Faleminderit atyre që kanë organizuar këtë dhuratë, Mater Dei. Që këtu Krishlindje të jetë çdo ditë. Ju puth të gjithëve”. Fjalët e portugezit janë pritur me ovacione nga të pranishmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



