Njerez

Motoja, rrobat, simboli i ri, këpucët e zeza: vendimet e Papa Leoni XIV

Këpucë të zeza, stemë Augustiniane, udhëton me furgon. Hipoteza e kthimit për të jetuar në Pallatin Apostolik. Krahasimet e Papa Prevost me Papa Françeskun

Gazeta Si – Çdo Papë ka stilin e tij, një shije të veçantë, që krahasohet në mënyrë të pashmangshme me atë të paraardhësit të tij, si gjithmonë.

E njëjta gjë po ndodh edhe me të sapozgjedhurin Leoni XIV, i cili që prej daljes së tij në Lozhën e Shën Pjetrit pas tymit të bardhë, sigurisht që ka shfaqur një “tërheqje” shumë më “papnore” se Françesku.

Pa ndjekur (ose kopjuar) stilin shumë minimal të Papës jezuit, sipas të cilit solemniteti i veshjeve papale ishte në kontrast me zgjedhjen e tij për të ofruar një imazh përulësie dhe afërsie për besimtarët.

Aq sa ishte i vetmi Papë, të paktën kohët e fundit, që u paraqit para besimtarëve për herë të parë i veshur vetëm me një kostum të thjeshtë të bardhë.

Pasardhësi i tij, zgjodhi në fakt t’i shfaqej botës duke veshur edhe shallin e mbajur mbi supe të qëndisur me shenjtorët Pjetri dhe Pali, shumë i ngjashëm (nëse jo saktësisht i njëjtë) me atë të Benediktit XVI “la mozzetta” (pelerina e shkurtër e kuqe) dhe “roccetto” veshja liturgjike (e shkurtër deri tek gjuri me dantella të qëndisura).

Në qafën e tij, Papa Prevost mbante, në vend të kryqit të argjendtë të Françeskut, kryqin e arit të dhuruar nga postulatori i përgjithshëm i Augustinianëve, Josef Sciberras në emër të magjistraturave mesjetare, kur u emërua kardinal më 30 shtator 2023: në mes, shihet një fragment i eshtrave të Shën Agustinit, nënës së tij Monica, Shën Thomasit të Villanovës, të bekuarit Anselmo Polanco dhe të nderuarit Giuseppe Bartolomeo Menochio. Dje në Genazzano ai kishte veshur një më të thjeshtë, me një kryq.

Edhe motoja “In Illo uno unum” (“Tek Ai jemi vetëm një gjë”), marrë nga komenti i shenjtorit të Hipo-s mbi Psalmin 127 dhe stema e Leonit, janë agustiniane, edhe pas modifikimit të figurës nga kardinal në Papë:  zambaku i bardhë i lidhur tradicionalisht me Virgjëreshën Mari dhe libri i mbyllur me një shigjetë me zemër.

Referenca është për konvertimin e Agustinit dhe fjalët e tij “Vulnerasti cor meum verbo tuo” (“Ti ma ke shpuar zemrën me Fjalën tënde”).

Këpucët mbeten: Françesku nuk i ka veshur kurrë ato të kuqe, që për Kishën janë simboli i gjakut të Jezusit dhe të martirëve dhe që tani për tani as Leoni nuk i ka veshur.

Një zgjedhje tjetër rrezikon të ketë një vlerë të veçantë: vendbanimin. Duket se Leoni do të zgjedhë të jetojë në apartamentin papal me 10 dhoma (dhomë gjumi, bibliotekë, studimi dhe madje edhe një dhomë mjekësore të instaluar në vitet e fundit të Wojtyła-s) në Pallatin Apostolik, atë që Françesku refuzoi të lëvizte, para se të zgjidhte Casa Santa Marta-n.

Papa është rikthyer ndërkohë në apartamentin në Palazzo del Sant’Uffizio në Vatikan, ku jeton që nga viti 2023.

Tani do t’i duhet të thyejë vulat e apartamenteve, si atë në Santa Marta të Françeskut, ashtu edhe atë në Pallatin Apostolik, të pabanuar që nga dorëheqja e Benedektit të XVI dhe në të cilat ishte vendosur Sekretari i Shtetit Parolin, sipas traditës.

Pas punimeve të rinovimit që zakonisht shoqërojnë fillimin e çdo pontifikati, zgjedhja përfundimtare do të bëhet me ndryshimet dhe ngjyrat e zgjedhura nga Papa i ri.

Nëse Leoni vendos të jetojë atje, do të jetë një “diferencim” tjetër nga Françesku: dhe një rikthim në traditë, duke qenë se Papët kanë jetuar atje që pas bashkimit të Italisë dhe pasi u desh të largoheshin nga Quirinale, rezidenca e tyre nga 1605 deri në 1870, i fundit ishte Piu IX.

Edhe në makinën që përdor për t’u larguar nga Vatikani, Leoni duket se ka zgjedhur një furgon elegant blu të errët, ndryshe nga Françesku që udhëtonte me makina shumë “më të varfra” dhe më të zakonshme: nga “Fiat 500L” e bardhë, tek “Ford Focus” dhe “Panda”.

Nuk është se Papa Prevost, me të kaluarën e tij si misionar, është mësuar ose i apasionuar pas “luksit”: mesazhi që ai mund të dërgonte është rivendosja e solemnitetit të figurës së Papës.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë