Nga Gazeta ‘SI’ – Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore.
Temperaturat pritet të jenë mjaft të larta, duke shënuar vlera maksimale që arrijnë deri në 39°C në disa qytete si Elbasani, Shkodra, Berati dhe Gjirokastra.
Qytetet bregdetare si Vlora, Durrësi dhe Saranda do të kenë temperatura maksimale deri në 35°C-37°C, ndërsa në zonat malore, si Peshkopia, pritet të regjistrohen vlera maksimale deri në 37°C.
Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 5-7 m/s.
Sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



