Menaxhim

Moti i rënduar, Balluku: Probleme në Kavajë dhe Fier, situata në Portin e Durrësit dhe Vlorës është normale

Nga Gazeta Si- Për shkak të motit të rënduar, aktualisht janë 18 fidera jashtë funksionit, ku problem paraqitet zona e Kavajës. Brigadat e Tensionit të Lartë kanë ndërhyrë në 15 linja 35kV dhe nënstacione, duke rikthyer energjinë në zona ku u shfaqën problematika. Ndërkohë linjat e Hidrovorëve dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë. Në linjat e transmetimit të energjisë dhe nënstacionet e OST situata paraqitet e qetë dhe pa problematika.

Në një raportim për median, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se si pasojë e reshjeve, ka pasur rritje të prurjeve në kaskadën e Drinit, ndërsa janë marrë masat për të mos pasur shkarkime.

Sipas Ballukut, situata në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit situata është normale dhe nuk ka vonesa në oraret e nisjeve.

Situata në tre hidrocentralet paraqitet:

Fierzë: Niveli 266.43 m; Prurjet 200 m3/s

Koman: Niveli 172.55 m; Prurjet 240 m3/s

Vau Dejës: Niveli 74.40 m; Prurjet 30 m3/s

Ndërsa në rajonin e Fierit, përkatësisht në stacionin e Kutës është shfaqur problem me elektromotorët e pompave ku ekipi po punon për riparimin e tij sa më parë. Në rajonet e tjera situata e furnizimit me ujë, si dhe impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura, janë në kushte optimale.

Në portin e Durrësit situata paraqitet normale në të 3 terminalet. Nuk parashikohen vonesa për tragetet në nisje. Në portin e Vlorës situata paraqitet e qetë. Nuk ka kufizime dhe pezullim të anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, ndërkohë që anijet e transportit ndërkombëtar detar po vijojnë të operojnë normalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë