Lajme

Moti i keq, vonesa në Portin e Vlorës

Si pasojë e përkeqësimit të motit në të gjithë vendin dhe sidomos në qytetin bregdetar të Vlorës, do të ketë edhe vonesa në trafikun detar.
Trageti i linjës Brindisi-Vlorë pritet të jetë në portin shqiptar me 6 orë vonesë, për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë.
Furia e detit është 7 ballë, ndërsa shpejtësia e erës deri në 15 m/s. Situata pritet të jetë e tillë përgjatë të gjithë ditës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë