Rajoni jugor në vendin tonë është përfshirë nga moti i keq. Për pasojë ka sjellë edhe pezullim të lëvizjes detare.
Era e fuqishme, e cila ka nisur nga mbrëmja e djeshme me fuqi deri në 70 km/orë ka bërë që deti të ketë dallgë të mëdha deri në 9 ballë në rajonin e Italisë së jugut, dhe trageti i linjës Brindisi Vlorë nuk është nisur.
Situata e përkeqësuar më shumë është në Itali, ndërsa në Vlorë parashikimet janë që nga mesdita të ketë erë të fuqishme duke shtuar dhe dallgët në det.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



