Ngjarje

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Si pasojë e motit të keq, Porti i Vlorës bën me dije se duke nisur nga kjo e premte do të pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe i mjeteve të tjera të vogla të lundrimit. Ndërkohë, do të vijojë normalisht lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-22.12.2024 duke filluar nga ora 08:00 datë 20.12.2024 kushtet hidrometeorologjike do të jenë në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhet në njoftim.

Porti ka ndaluar paisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur dhe brenda gjirit të Vlorës, duke filluar nga ora 08:00 e ditës së sotme.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 22.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë