Koha e keqe qe ka perfshirë nga dita e djeshme zonën e Durresit ka shkaktuar probleme të shumta në port dhe më gjerë. Tragetet nga të dy brigjet e Adriatikut u ndërprenë, ndërsa puna ne port eshte pezulluar për shkak të erës së fortë. Nga ana tjetër, në zona të ndryshme të qytetit, era ka shkkatuar dëme të shumta. Tabela, pemë dhe fasada ndërtesash janë shkatërruar gjate natës. Drejtoria e Përgjithshme detare ka bërë të ditur se kjo situatë do të vazhdojë deri ditën e nesërme. Në lidhje me tragetet që nisen nga porti i Durrësit drejt porteve të Barit dhe Ankonës, autorieti portual Durres ka njoftuar se pasagjerët që kishin prerë biletat për të udhëtuar ditën e djeshme drejt Italisë do t’u rimburoshen biletat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




