Shirat e rënë gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar mjaft anomali në Rrethin e Krujës.
Në të gjithë rrugët përgjatë maleve dhe kodrave ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh, duke shkaktuar anomali në qarkullim.
Më problematike gjendja është në aksin Krujë-Sarisalltik ku një sasi e madhe shkëmbinjsh dhe gurësh me përmasa disa metër kubesh dhe me peshë disa ton janë shkëputur nga mali, duke rënë në këtë aks e duke e bërë kështu të pakalueshëm.
Në malin e Krujës janë disa biznese që operojnë aty ku ndodhet dhe vendi i shenjtë i bektashinjve, Sarisalltik.
Fatmirësisht gurët kanë rënë në një orar ku në këtë aks nuk ka pasur lëvizje. Aksi është i pakalueshëm për momentin.
Punonjës të Bashkisë Krujë kanë shkuar në vendngjarje që në orët e para të mëngjesit duke u munduar me mjetet që disponojnë që të zhbllokojnë rrugën, por ka qenë e pamundur për shkak të përmasave të gurëve.
Ndonëse aksi është në varësi të ARRSH, përfaqësues të saj kanë ardhur në vend në orën 10:20, duke treguar kështu një neglizhencë dhe indiferentizëm për situatën e krijuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.