Moti

Mot me kthjellime, vranësira kalimtare dhe reshje të dobëta shiu

Gazeta Si – Këtë të shtunë, 4 prill 2026, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Pas orëve të pasdites, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje të dobëta shiu priten të shfaqen nga orët e mesditës deri në pasdite, kryesisht në zonat malore në lindje dhe jug të vendit. Në mbrëmje, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Në vijën bregdetare dhe zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.

Sa i përket detit, në Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 3 deri në 4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë