Gazeta Si – Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara.
Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat e shpeshta do të shfaqen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veri-lindore dhe jug-lindore, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 33°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



