Moti

Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe shira të përkohshëm

Territori shqiptar paraqitet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë vranësira dhe shira të përkohshëm, ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin përmirësim gradual të situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke lënë më vranësira dhe shira lokalë zonat veriore-verilindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Në fundjavë do të ketë përmirësim të dukshëm të situatës atmosferike, sikundër e shtuna dhe e diela do të jenë me mot të kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, vranësira të shpeshta në zonat malore por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë të shtunën por rriten të dielën, duke bërë që minimalet të jenë 10 gradë, maksimalet 28 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë