Territori shqiptar vijon nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku edhe pse orët e paradites do të jenë më kthjellime, pas mesditës dhe në vijim priten vranësira të shpeshta ku herë pas herë do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu, më të theksuara në zonat Veriore ku reshjet do të jenë në formë rrebeshi.
Pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike vetëm në mbrëmje vonë duke zhvendosur reshje drejt ekstremin verior-verilindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore 8°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.