Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tone mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 24 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet; Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor; kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.