Moti

Mot i keq të dielën/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Priten reshje intensive dhe ngrica!

Nga Gazeta ‘Si’- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët se nesër(12 janar) priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m.

Sipas raportimeve, reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në transport.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve.

Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë