Mendim

Mosmarrëveshjet midis Merkel dhe Macron po dëmtojnë Shqipërinë

Mosmarrëveshjet midis Gjermanisë dhe Francës po dëmtojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut . Ky ka qënë paralajmërimi i fundit i Judy Dempsey, ekspertes së njohur e institutit europian të politikës së jashtme “Carnegie Europe”.

Sipas saj, përplasjet mes Parisit dhe Berlinit, të cilat gjithnjë zgjidheshin me kompromise, po frenojnë në drejtimin e BE-së dhe vendet që preken menjëherë nga këto debate janë  Shkupi dhe Tirana.

Dempsey shkruan në një opinion se kjo nuk është një kohë e mirë për vendet në Ballkanin Perëndimor dhe as për përkrahësit e zgjerimit të Europës".

Ekspertja e politikës së jashmte europiane thekson se ka shumë entuziazëm midis disa vendeve anëtare të BE-së për integrimin e Ballkani Perëndimor, dhe forcimin e shtetit ligjor dhe trafikimit të drogës nga këto vende.

Kryeministri Edi Rama dhe Kanclerja Angela Merkel, Gazeta Si, 2019

"Bisedimet e pranimit zgjasin vite. Por është ndikimi psikologjik i bisedimeve të tilla ai që është shumë i rëndësishëm për vendet që presin të hyjnë në BE. Dhe mbi të gjitha, është çështja e besimit: Udhëheqësit e BE u premtuan këtyre vendeve anëtarësim në vitin 2003 ", tha Dempsey.

Sipas këndvështrimit të saj, antipatia e Macron ndaj zgjerimit të mëtejshëm është një sinjal se ai përpiqet të zgjidhë një debat shumë të nevojshëm për marrëdhëniet e Europës me vendet e Ballkanit.

Dempsey mendon se Merkel nga ana tjetër nuk është e interesuar për funksionimin e BE-së në përiudhë afatgjatë.

"Ajo i ka vendosur interesat ekonomike të Gjermanisë në radhë të parë dhe ka shmangur çdo diskutim strategjik në lidhje me drejtimin e Europës, "thotë Dempsey.

Ndërkohë që udhëheqësit e rinjtë Bashkimit Europian po marrin përsipër institucionet krysore të unionit, shenjat e para duket se nuk janë premtuese. BE-ja përballet në këtë moment me sfida të brendshme dhe të jashtme: presionet demografike, sociale dhe ekonomike janë të shumta, ndërkohë që Europa është më shumë një tabelë shahu mbi të cilën luajnë fuqitë globale po sesa një lojtar në vete.

Në këto momente mesazhi kryesor për Ballkanin Perëndimor është i qartë: vendet e rajonit duhet të demonstrojnë një nivel të mjaftueshëm të qeverisjes politike përpara se të fillojë ndonjë proces teknik i pranimit në BE.

Presidentja e re e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që shprehet për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, do ta ketë këtej e tutje të vështirë me rezistencën franceze. Në këtë drejtim nuk ndihmon as fakti, që presidenti Macron ndihet i fyer që kandidatja e tij franceze për Komisionin e BE-së dështoi. Macron është i indinjuar prej Brukselit. As përpjekjet e kancelares Angela Merkel, që është për zgjerimin e BE-së, për ta bindur nuk “sheshuan përplasjet”.

Ambasadori i Francës në Serbi, Jean Louis Falconi ka deklaruar së fundmi se Franca nuk synon të vendosë “veto” ndaj hyrjes së Ballkanit Perëndimor në BE.

Jean Louis Falconi

Falconi tha se Franca i ka propozuar Këshillit të Bashkimit Europian idenë e modernizimit të procesit të pranimit në BE, i cili do të bënte të mundur që vendet kandidate nga Ballkani, të cilat i kanë përmbushur kriteret në fusha të caktuara, të fillojnë t’i shfrytëzojnë përfitimet e tyre në vend që të presin fundin e procesit.

Ai shpjegoi se procesi aktual i pranimit të ngadaltë duhet të bëhet "më i shpejtë, më përparimtar, por edhe i kthyeshëm".

Sipas tij, rezultatet e procesit aktual të pranimit nuk janë të mjaftueshme, qytetarët nuk shohin asgjë konkrete, dhe procesi shpesh është i burokratizuar.

Jean Louis Falconi  tha se për Francën, ideja është që, kur një vend të përfundojë me negociatat në një fushë të caktuar, ai vend të jetë në gjendje të ulet në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, të marrë pjesë në hartimin e politikave për atë fushë që ai ka përfunduar negociatat, por të mos ketë të drejtë vote.

Sipas ambasadorit francez, Macron ka konfirmuar disa herë se premtimi i BE për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të përmbushet, por ndërkohë BE duhet të funksionojë më mirë në lidhje me politikat e zgjerimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë