“Një qasje revolucionare se si të lidhemi me botën tonë pa qenë super të çuditshëm… Në Icelandvers, ka qiej që mund të shihni me sytë tuaj, shkëmbinj vullkanikë që mund të përkëdhelni dhe gajzerë vërtet të mëdhenj që mund t’i vëzhgoni nga një distancë e sigurt.” Kështu thuhet në një reklamë virale e krijuar për të joshur turistët në Islandë. Objektivi i parodisë është Mark Zuckerberg në veçanti dhe Silicon Valley në përgjithësi, për të cilin ideja e “metaverse”, një lloj vazhdimi 3D i internetit dydimensional të sotëm, në të cilin përdoruesit punojnë, luajnë, blejnë dhe shesin brenda botëve virtuale gjithëpërfshirëse, është bërë The Next Big Thing.
Jo vetëm Islanda është skeptike. Kur Zuckerberg ndërroi emrin e Facebook me Meta Platforms, duke treguar se ai ishte angazhuar në realitetin e ri, shumë kritikuan se ishte marifet marketingu për të larguar vëmendjen nga skandalet e kompanisë.
Kur Satya Nadella dhe Jensen Huang, bosët e Microsoft-it dhe Nvidia-s, bënë të njëjtën gjë, njerëzit filluan të mendojnë se ky është trendi i fundit.
Zuckerberg preferon të punojë me produkte të reja se sa të merret me disavantazhet e produkteve ekzistuese. Nuk mund ta shpërfillim. Ka arsye për ta marrë seriozisht MetaVerse.
Një është historike: kompjuterat po bëhen më të aftë dhe eksperiencat që ata ofrojnë janë pasuruar. Interneti e nisi jetën e vet duke paraqitur asgjë më shumë se tekst të bardhë në ekran të zi. Imazhet u shtuan në vitet 90. Videot dominuan tregun në 2010-n. Kështu, një zhvillim 3dimensional bën sens në një fushë me kaq zhvillime.
Progresi është më shumë se teorik. Google Maps ofron një hapësirë virtuale me vende nga bota reale, stacione, dyqane dhe rrugë. Industria e video-lojërave, ka shitur botëra virtuale për shumë vite.
“EverQuest”, një lojë online e dalë në 1999-n, arriti kulmin e vet me gjysmë milionë klientë. “Warcraft” arriti 12 mln, 5 vite më vonë. Tani, 200 ml njerëz në muaj luajnë me “Roblox”.
Ata shpenzojnë para reale në të mira virtuale. Është e vështirë të argumentosh se ideja e Meta-s nuk do të ketë sukses kur tashmë ka “marrë peng” miliona njerëz.
Tallja për të është e kotë. Kur YouTube u lansua në 2005-n, kritikët thonin se përse duhet që nejrëzit të shikon adoleshentë që filmonin vetëm e tyre. Në dy dekada, faqet e bashkimit të çifteve që më herët ishin të turpshme janë kthyer në një ndër mënyrat më të përdorura për të takuar njerëz.
Smartphone-at janë ndër pajisjet më të shitura ndonjëherë. Paraardhësit e tyre në formë tulle ishin bërë burim talljeje në 1990-n.
Kjo nuk do të thotë që çdo ide e dalë nga Silicon Valley do të ketë sukses. Nuk do të thotë as që brenda natës do të na pushtojë MetaVerse, aq sa na pushtoi ueb-i dhe interneti. Por na tregon se një gjë si MetaVerse do të vijë në të ardhmen e afërt dhe ja vlen ta marrim seriozisht.
Burimi: The Economist/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



