Moti

Mos i harroni çadrat në shtëpi të premten

Mëngjesi ketë të enjte nisur me diell dhe gjatë orëve në vijim dita do të jetë e qëndrueshme. Temperaturat sot do të jenë:

Në zonat malore 0-13 gradë celsius

Në zonat e ulëta 3-18 gradë celsius.

Në bregdet 8-19 gradë celsius.

Ndërsa në ditën e premte i gjithë vendi do të përfshihet  nga kalimi i shpejtë i një sistemi frontal i cili do të sjelle reshje shiu me intensitet të lartë. Reshjet me aktivitet kryesor do te jenë në mesditë ku do të ketë stuhi dhe shkarkesa elektrike në jug-perëndim të vendit. Temperaturat do të jene me rënie në mesdite, ndërsa fundjava do të riktheje stabilitetin e kushteve klimaterike. Moti do të jetë me diell. Temperaturat do të jenë me rënie kryesisht në mëngjes.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë