Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja, duke publikuar faturat e shpenzimeve të një fermeri në Fushë- Studen të Librazhdit tregon se sa pak subvencionohet nga shteti kjo kategori
“Fermerët janë në borxhe, nuk po mbyllin dot vitin. Rasti në fjalë është në Fushë Studen të Librazhdit ku më treguan sot llogaritë. Pas këshillimeve të qeverisë, mbolli tokën, 2.4 hektarë grurë.
Qeveria i dha edhe 72 mijë lekë të reja subvencion.
E gjitha puna e një viti i kushtoi 389 200 lekë të reja, por nga shitja e grurit mori vetëm 150 mijë lekë të reja. Në total, humbi 167 200 lekë të reja. Çdo gjë me faturë që i siguroi ndihmën prej 72 mijë lekësh të reja.
A ka skandal më të madh se ky?! Të punosh 1 vit të tërë, e në fund të përfundosh duke shitur bagëtinë ose të marrësh hua të shlyesh traktorin, autokombajnën apo farmacinë bujqësore.
Kjo është Shqipëria reale. Shqiptarët nuk po ia dalin dot, ndërsa qeveritarët ndërtojnë kulla e mbjellin drogë në baza ushtarake…:”, shkruan ai, duke e shoqëruar me tabelën e shpenzimeve për një vit të një fermeri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.