Lajme

Morën ryshfet, arrestohen tre tatimorë në Korçë

Janë arrestuar në flagrancë në Korçë tre punonjës të Hetimit Tatimor Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasit Maluen Hoxha 30 vjeç, Alban Kapo 28 vjeç dhe Idajet Vrapi 28 vjeç, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Punonjësit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë