Lajme

Morën peng 23-vjeçarin, arrestohen dy autorët në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi në bashkëpunim me një tjetër kanë marrë peng dhe kanë kërcënuar për t’i marrë një shumë prej 250 mijë eurosh një 23-vjeçari maqedonas.
Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit me inicialet A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.
Siç njofton policia, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë