Media Galeri

Monumenti simbol i pavarësisë së Kosovës ‘NEWBORN’ merr pamje të re

Monumenti simbol i Pavarësisë së Kosovës i cili gjendet në qendër të Prishtinës “NEËBORN” ka marrë pamje të re, me një koncept që reflekton fuqinë dhe ndikimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në shoqëri.

Me motive të frymëzuara nga teknologjia dhe inovacioni, dizajni i këtij viti përfshin elemente vizuale të ngjashme me qarqet elektronike dhe lule me ngjyra të ndryshme duke ndërthurur natyrën me teknologjinë.

Koncepti i realizuar nga autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, synon të bashkojë organiken me digjitalen, duke reflektuar ndikimin gjithnjë e më të madh të inteligjencës artificiale.

“E pëlqeve apo e urreve, e deshe apo ia pate frikën, Inteligjenca Artificiale është këtu, edhe çdo ditë e më shumë po bëhet pjesë e pashmangshme e jetëve tona”, ka thënë Ismaili për dizajnin e këtij viti të monumentit që ai e ideoi për ditën e shpalljes së pavarësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë