Legjenda e muzikës pop, Paul McCartney, pasi ka fituar çmime të panumërta dhe ka bërë historinë e kopertinave të disqeve, do të krenohet tani me një koleksion të monedhave me vlerë pesë paund, të krijuar nga Posta Mbretërore Britanike.
Pika historike e arritur nga ylli 82-vjeçar i ”Beatles”, autor i hiteve të përjetshme si ”Yesterday”, ”Let it Be” dhe ”Hey Jude”, përfshin një numër përkujtimor koleksioni që riprodhon “pianon magjike” psikodelike të paraqitur në filmin ”Magical Mystery Tour” i vitit 1967, me nota muzikore të përzgjedhura nga McCartney, i cili bashkëpunoi në hartimin e monedhave, që kanë një bas dhe logon e grupit të tij pas përvojës së tij me Fab Four.
“Është një nder i madh, nuk është diçka që do ta prisja ndonjëherë kur isha fëmijë”, tha Paul.
Vitin e ardhshëm, Royal Mint do të nxjerrë në ankand edhe një monedhë ari me peshë pesë kilogramë, e cila kërkon më shumë se 250 orë punë dhe është e nënshkruar nga McCartney, i njohur për përdorimin e monedhave./ATA/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.