Bitcoin i ka shpëtuar për një kohë të gjatë mbikëqyrjes së qeverisë, por tanimë agjencitë regullatore po shqyrtojnë nëse monedhat e tjera virtuale, të tregtuara gjerësisht në tregun botëroror, duhet të konsiderohen si të vlefshme.
Por kësaj radhe, fokusi i hetimi është bërë eteri, një tjetër kërcënim i madh për monedhat virtuale, të cilat deri më tani nuk janë tërhequr përballë përpjekjeve të qeverisë për të kontrolluar mashtrimet e mundshme në tregun virtual.
Deri më tani, agjencitë nuk e kanë të qartë nëse rregullat e vendosura për aksionet duhet të zbatohen për monedhat virtuale si eteri, monedha e dytë më e vlefshme në botë pas bitcoinit, me një vlerë tregu prej 67 miliardë dollarësh.
Analiza e agjensive federalë të sigurisë ngre pikëpyetje nesë krijuesit e valutave virtuale ushtrojnë ndikim të rëndësishëm mbi vlerën e këtyre monedhave, në të njëjtën mënyrë siç varet çmimi i aksioneve të një kompanie, nga menaxherët e saj.
Komisioni i Tregtisë së të Ardhurave dhe Mallrave e ka konsideruar që bitcoin si “produkt”, që do të thotë se monedha virtuale nuk ka përse t’i nënshtrohet ligjeve për mbrojtjen e investitorëve.
Disa agjenci rregullatore mendojnë se eteri është në një "zonë gri" dhe besojnë se krijimi i saj në vitin 2014 erdhi ndoshta si një shitje e paligjshme e letrave me vlerë.
Por mbështetësit e monedhave virtuale duket se nuk janë dakort, duke thënë se asnjë person apo kompani nuk qëndron prapa eterit ose është përgjegjës për rritjen e vlerës së tij.
Sipas ligjit amerikan, kompanitë që hedhin në treg aksione duhet të regjistrojnë marrëveshjen me SEC-in dhe t'u ofrojnë investitorëve detaje mbi operimin e kompanisë, ose të kufizojnë shitjen tek institucionet e sofistikuara dhe të pasurit. Por themeluesit e eterit nuk i regjistruan shitjet e vitit 2014 dhe shitën monedhat për këdo që dëshironte të blinte.
Nëse agjensitë rregullatore përcaktojnë se eteri është një monedhë e vlefshme, mund të nxisin një valë shitjesh dhe trazirash në objektet kryesore të tregtimit, duke i lejuar investitorët ta blejnë dhe ta shesin lirisht monedhën.
Ndërkohë vetë bazat ku tregtohen monedhat virtuale, mund të aplikojnë për një licencë të rregullt, në mënyrë që të mund të veprojnë si një firmë brokerimi, një proces që mund të rindezë luftën mbi eterin, sepse agjentët nuk mund të tregojnë monedhat e paregjistruara.
Përkrahësit e eterit shprehen se monedha i shërben një qëllimi përtej tregtisë. Monedha virtuale fitohet vetëm nga njerëzit që zotërojnë programin “Ethereum” në kompjuterin e tyre, një funksion i domosdoshëm për këtë projekt të decentralizuar.
Mbështetësit e eterit, duke përfshirë Andreessen Horoëitz, gjithashtu theksojnë se monedha është krijuar nga një komunitet i gjerë përdoruesish dhe jo nga ndonjë person i vetëm.
“Eteri është bërë kaq i decentralizuar, nuk duhet të konsiderohet si monedhe me vlerë", shkruanin një grup sipërmarrësish, përfshirë Andreessen, në një propozim që kërkonte përjashtimin e eterit nga hetimet e kompanive rregullatore.
Zhvilluesit e monedhave virtuale dhe disa avokatë që përfaqësojnë industrinë fitimprurëse janë të frustruar nga fakti që qeveria vazhdon hetimet e fshehta për të përcaktuar nëse ky brez i ri monedhash, siç është eteri, do të konsiderohen pjesë e aseteve të sigurta.
"Rregullatorët kanë studiuar rolin e aktorëve kryesorë, siç është Fondacioni “Ethereum”, i cili krijoi eterin dhe mbikëqyr përmirësimet në rrjetin e tij softuerik.
“Fondacioni, për shembull, fut në rrjet një shumë të ardhurash, të cilat shpërblejnë programuesit që rregullojnë dobësitë e eterit, duke treguar ndikimet jofitimprurëse që mund të rrisin vlerën e monedhës virtuale”, tha një nga eskpertët që po studion këtë çështje.
Rregullatorët po studiojnë faktorët e tjerë që llogaritin luhatjet e çmimin të eterit, disa prej të cilave e të krijojnë përshtypjen se po flasim për një monedhë të sigurt. Për shembull, qeveria po shqyrton se sa nga kërkesat vijnë nga nga njerëz përdorin eterin për të drejtuar aplikacione në platformën softuerike.
Një grup pune nga agjencitë rregullatore, që përfshin një sërë zyrtarësh të lartë, do të mblidhet për të diskutuar këtë çështje më 7 maj.
Fondacioni “Etheriumm” shprehet nga ana tjetër se nuk kontrollon dot furnizimin ose kërkesat për eterit dhe zotëron më pak se 1% të shumës në qarkullim.
Fondacioni fitoi mbi 31,000 bitcoin, ose rreth 18.3 milionë dollarë, në korrikun e vitit 2014 kur shiti rreth 60 milionë eter.
Duke qenë se fondacioni i mblodhi paratë për të ndërtuar platformën e Ethereumit, investitorët ndoshta blenë eter duke spekuluar se lancimi do të bëntë që vlera e monedhës të rritej.
“Por kjo nuk do të thotë se eteri është një monedhë e vlefshme- thonë disa mbështetës të monedhave virtuale- Monedhat virtuale si eteri mund të bëhen produkte konsumi vetëm nëse programuesit në mbarë botën do të kryenin logaritjet që përdoren për të krijuar monedhën dhe jo zyrtarët e fondacionit.
Peter Van Valkenburgh, drejtor i hulumtimeve në Qendrën e monedhave, tha se konsiderimi i eterit si një monedhë e sigurt do të krijonte një rrëmujë të madhe në politikat e SHBA-së për inovacionin/ Wall Street Journal/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.