Rreth 60,000 njerëz mbushën Parkun Qendror të qytetit të Nju Jorkut për Festivalin e 10-të të Global Citizens. Festivali mbahet çdo vit me disa kauza specifike për të mbrojtur. Këtë vit kauzat ishin mbrojtja e femrave dhe planetit dhe një thirrje për t’i dhënë fund varfërisë.
Ata që performuan të parët në skenë ishin këngëtarja e njohur Mariah Carey dhe grupi rock Metallica. Ngjarja vjetore synohet si një thirrje për veprim për çështjet me rëndësi si ajo e të drejtave të grave, mbrojtja e mjedisit dhe varfëria.










Ambasadorja e Global Citizen, Priyanka Chopra Jonas drejtoi festivalin dhe iu bashkua yjeve të tjerë të famshëm, duke përfshirë Katie Holmes, Charli Puth që dhanë mesazhet e tyre.
“Askush nuk duhet të shkojë i uritur në shtrat, askujt nuk duhet ti mohohet e drejta e arsimimit ose të diskriminohet për nga raca apo gjinia e tij”, tha Puth.
Jonas Brothers, MANESKIN, Rosalia, Angelique dhe Billy Porter ishin disa nga emrat e tjerë që u ngjitën në skenën e Nju Jorkut. Pjesa më e madhe e publikut mori bileta falas për koncertin për shkak të shërbimeve të ndryshme që ata kanë bërë në të mirë të komunitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




