Media Galeri

Moment tmerri për pasagjerët, avioni mezi ulet prej erës së fortë, rrezikon të përplaset

Pasagjerët e një avioni të kompanisë “Canaryfly” kanë përjetuar momente tmerri teksa do të uleshin në aeroportin Cesar Manrique.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë kur avioni i nisur nga Gran Canaria në Spanjë me destinacion Lanzarote hasi vështirësi për t’u ulur në pistë si pasojë e erës së fortë.

Deri në momentin që avioni preku pistën gjithçka dukej normale, por menjëherë ai u ngrit sërish në ajër. Piloti e provon përsëri, por këtë herë përplasja në tokë është edhe më e fortë. Për fat të mirë, ai arrin ta ngrejë avionin sërish në fluturim duke shmangur përplasjen që mund të ishte fatale me pistën.

Tmerri te pasagjerët ishte tejet i madh. Fatmirësisht ata përfunduan në tokë pa lëndime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë