Politike

Mogherini: Kolegji Europian do të ketë të parin kampus jashtë vendeve të BE, në Tiranë. 21 shtete anëtare do mbulojnë bursa për studentët

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Brukseli ku po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohet për integrimin e vendit.

Ai është pritur nga Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës që aktualisht mban presidencën e Bashkimit Europian, presidentja e KE, Ursula Von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Në nisje të Samitit, Rektorja e Kolegjit të Europës Federica Mogherini deklaroi se Kolegji i Europës do të ketë të parin kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, pikërisht në Tiranë, një ide e propozuar në samitin e vitit të shkuar që u mbajt në Shqipëri.

“Sot keni premtime nga 21 shtete anëtare për të mbuluar bursa për studentët qoftë nga rajoni ashtu dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndaj besoj se të gjithë studentët, të cilët marrin pjesë, do të ndjekin këto studime, do të kenë edhe bursa në shtator të vitit të ardhshëm kur të kemi masterin tonë për integrim dhe transformim europian. Do të jetë një program master, një diplomë saktësisht si të tjerat e kolegjit të Europës, që do të thotë do të mbartë të njëjtin standard ekselence. Do të akreditojmë programet me autoritetet belge. Vlera do të jetë po njësoj dhe do të punojmë që të bëjmë që studentët tanë të jetojnë së bashku, të fuqizohen së bashku për të formësuar të ardhmen e integrimit europian”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë