Sport

Modriç mund të shkojë tek Inter, si Ronaldo te Juventus

E mbani mend, agjenti i mirënjohur Mendez pasi mbylli operacionin Kanselo te Juventus, iu propozoi drejtuesve bardhe zinj edhe idenë brilante “Ronaldo në Torino”. Dhe rezultatin e kemi parë të gjithë me Ronaldon që kompletoi kamlimin tek torinezët. Por kjo histori shumë e bukur merkatoje mund të përsëritet.

Fjala është sërish në Itali, por kalon në Milano. Është radha e Interit këtë herë që të bëjë goditjen e madhe. Zikaltërit ditën e mërkurë zyrtarizuan kalimin e Sime Vrljasko nga Atletiko Madrid në Milano për një shumë që nuk i kaloi 25 milionë euro, një operacion i suksesshëm e kanë quajtur në Itali që tashmë i jep Spaletit një garanci në prapavijë. Agjenti që u mor me këtë kalim të kroatit në Milano ishte Vlado Lemiç.

Ashtu si kolegu i tij Mendez edhe Lemiç-it i ka ardhur një ide e “çmendur” në kokë. Pasi kaloi me sukses Vrljaskon te inter, ai kërkon që të çojë aty edhe Luka Modriç. Mediet italiane shkruajnë se Lemiç ia ka propozuar drejtuesve të Inter këtë mundësi, me këta të fundit që tashmë janë shumë të intriguar nga kjo mundësi. Kroati raportohet se nuk i ka marrëdhëniet e mira me trajnerin e ri Lupetegu, por edhe fakti që te Ral Madrid do të jetë në presion të vazhdueshëm për vendin e titullarit, mund ta shtyjë nën kampionin e botës që të ndryshojë skuadër. Tek inter ai do të gjente një skuadër të etur për suksese, por edhe vendin e titullarit të garantuar. Një tjetër stimul për Modriç tek Inter do të ishte mundësia për të rivalizuar ish-shokun e tij të skuadrës, Kristiano Ronaldo në luftën për të fituar Serie A.

Ndërkohë për Inter nga ana tjetër marrja e Modroç ka dy anë. Nga njëra anë do të ishte goditja më e fuqishme në merkaton në 10 vitet e fundit dhe skuadra do të kishte një nga mesfushat më të mira në botë, por  nuk duhen harruar edhe risqet. Inter është ende një skuadër nën monitorimin e UEFA për bilancet financiare dhe është një ekip ende me balanca të pakonsoliduara në ekip.Gjithsesi kjo lëvizje vërtet realizohet mund ta themi me plot gojën se Serie A është ringjallur!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë