Media Galeri

Modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën Down

Një modele ka bërë histori duke u bërë modelja e parë me sindromën Down që ka pozuar për Victoria’s Secret.

Sofia Jirau, një modele dhe aktiviste 25-vjeçare nga Puerto Riko u tha ndjekësve se po merr pjesë në fushatën e re të markës amerikane të të brendshmeve Love Cloud duke reklamuar koleksionin e të brendshmeve.

Karriera e Sofies ka filluar që kur ajo bëri debutimin e saj në pasarelë në Javën e Modës në Nju Jork në shkurt 2020 dhe ajo ka tërhequr vëmendjen e industrisë së modës gjatë gjithë pandemisë.

Ajo shkroi në rrjetet sociale për të ndarë kënaqësinë e saj si modele e Victoria’s Secret, duke e quajtur atë “një ëndërr të bërë realitet”, por disa komentues në internet kanë ngritur shqetësime për ‘shfrytëzimin’ e njerëzve me sindromën Down, duke thënë se fushata ishte një shqetësim.

Victoria’s Secret ka nisur një sërë iniciativash gjatë viteve të fundit për të provuar të rifitojë besueshmërinë përballë rënies së shitjeve dhe akuzave të së kaluarës për një kulturë të mizogjinisë në biznes.

Lëvizjet e fundit nga kompania përfshijnë modele të ndryshme që promovojnë të brendshme në tone të ndryshme lëkure dhe punësimin e transgjinores Valentina Sampaio pasi u kritikua për mungesën e diversitetit.

Duke festuar lajmin e fushatës së saj në Instagram, Sofia tha: “Një ditë e ëndërrova, punova dhe sot është një ëndërr e realizuar. Më në fund mund t’ju tregoj sekretin tim të madh… Unë jam modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën Down”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë